Islanda tronditet nga zhdukja dhe vrasja e 20-vjeçares

Islanda tronditet nga zhdukja dhe vrasja e 20-vjeçares

Islanda hyri në zi ditën e diel pasi një vajzë e re e cila ishte shpallur e zhdukur prej 8 ditësh u gjet e vdekur në plazh, në një krim të rrallë që ka tronditur vendin.

Policia në një deklaratë për shtyp tha se e kishte trajtuar rastin si vrasje, edhe pse “aktualisht nuk ishte e mundur të përcaktohej shkaku i vdekjes”. Islanda gëzon një nga normat më të ulëta të krimit në botë dhe vrasjet janë tepër të rralla, policia patrullon në rrugë e paarmatosur.

Por 20-vjeçarja Birna Brjansdottir u gjend e  vdekur në një plazh në jug të Rejkjavik, pasi më shumë se 725 vullnetarë morën pjesë në kërkimin dhe operacion shpëtimin më të madh në historinë e Islandës, sipas mediave vendase.

Dy marinarë islandezë u vunë në kërkim në det që prej datës 14 janar kur ajo u zhduk një natë pasi po pinte në një nga lokalet e Rejkjavik. Kamerat e sigurisë e filmuan për herë të fundit rreth orës 5 të mëngjesit duke ecur në një rrugë me doborë e mjegull. Më vonë këpucët e saj u gjendën në portin e Hafnafjordur, në jug të Rejkjavik. Islanda me 330 mijë banorë, regjistron një mesatare prej 1.8 vrasjesh në vit që prej vitit 2001.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy