
Edhe pse do të luhet pa tifozë policia e Tiranës ka shpallur një sërë masash për mbarëvajtjen e takimit Tirana-Crvena Zvezda, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin Air Albania dhe që është e vlefahme për raundin e dytë eliminator të Champions League.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit brenda stadiumit do të futen vetëm personat e autorizuar, ndërsa për shkak të bllokimeve të rrugëve nuk do të lejohet asnjë tifoz t’i afrohet stadiumit. Masat për takimin do të nisin të zbatohen që nga ora 18:00, ndërsa rrugët që do të bllokohen janë:
Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.
Policia po ashtu thotë se sdo të lejohen as grumbullime tifozësh për të festuar apo ndjekur ndeshjen dhe kërkon kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.
Këto masa vijnë për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe kundërshtarit që është përballë, pasi vjen nga Rusia.



