Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka komunikuar akuzën biznesmenit Gentian Malindi, i akuzuar për trafikun e 137 kilogramë kokainë nga Ekuadori.
Tashmë Malindi është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa dosja i është dërguar gjykatës së Posaçme për seancë paraprake.
Kujtojmë që sasia e lëndës narkotike u bllokua në Portin e Pireur, ku u zëvendësua me pako orizi.
Biznesmeni Gentian Malindi që është ende në kërkim, dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës vitin e kaluar.
Malindi me profesion jurist, është djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.



