Të paktën 42% e të gjitha njësive të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga nisja e konfliktit në 7 tetor.
Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Strehimit në Gaza, e cituar nga Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare.
Po ashtu sipas të dhënave që disponon OKB-ja 1,400,000 persona janë zhvendosur në Gaza.
Qeveria e Hamasit ka bërë me dije se 55 persona kanë mbetur të vrarë në Rripin e Gazës gjatë natës nga bombardimet izraelite.



