Rustemi: Kryeministri i Shqipërisë s’mund të jetë neutral dhe të sillet si ndërkombëtar me Kosovën! (VIDEO)

Rustemi: Kryeministri i Shqipërisë s’mund të jetë neutral dhe të sillet si ndërkombëtar me Kosovën! (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë neutral kur bëhet fjalë për Kosovën dhe aq më tepër të sillet si ndërkombëtar. Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë të dënuara të përkrahin njëra-tjetrën, duke shtuar se duhet bërë kujdes lidhur me mesazhet që dërgohen pasi ato mund të kepërdoren nga Vuçiç dhe kjo nuk i kontribuon qetësisë. Rustemi tha se Perëndimi duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë dhe t’i kërkojë Beogradit përcaktim përfundimtar, pasi nuk mund të luajë më me dy porta.

I pyetur mbi situatën në ditën e 5-të të protestave dhe nëse ka ndonjë skenar për destabilizimin e Kosovës, Rustemi tha:

Po vazhdon qëndrimi para objekteve të komunave nga grupe të caktuara serbe, që po u prijnë banda kriminale, të dirigjuar nga Beogradi zyrtar, shumë prej tyre ish-policë. Ka edhe protestues paqësor por që nuk i prijnë dhe nuk e dominojnë këtë protestë. Katër kryetarët e komunave pas certifikimit të rezultateve ishte më se normale që do paraqiteshin për të përmbushur funksionet e tyre. Kosova i kishte shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme siç parashikohet në Kushtetutë, madje i shtyhu disa muaj për t’u dhënë mundësi për pjesëmarrje, por Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje. Këto zgjedhje u pranua nga bashkësia ndërkombëtare dhe duhet të respektohet edhe rezultati. Ne nuk pretendojmë se këta kryetar komunash duhet të qeverisin domosdo në këto bashki, por vakumi duhet të përmbushet, pasi e kundërta do nënkuptonte një zonë ku nuk respektohet ligji dhe do ishte një hapësirë për strukturat kriminale që të vendoset ligji.

Serbia vazhdimisht ka pasur synim destabilizimin e Kosovës. Kosova është e vendosur nga njëra anë për dialog dhe normalizimin marrëdhëniesh dhe e vendosur për të zbatuar kushtetutën dhe ligjin në territorin e saj. Nuk ka pasur asnjë civil të lënduar. Kosova nuk mund të suspendojë ligjin dhe Kushteutën sepse kjo e qetëson Serbinë. Paqja dhe qetësia nuk duhet të kërkohet në paradigmën e supsendimit të ligjit dhe Kushtetutën. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është rruga afatgjatë. Në afatshkurtër bandat kriminale duhet të largohen nga objektet e komunave dhe t’i kthehemi marrëveshjes së Ohrit. Është paradoksale që nga një anë të kemi marrëveshje për normalizim dhe në anën tjetër pengim të zbatimit të ligjit. Kemi pasur preukupim të vazhdueshëm që Serbia s’do ta zbatojë marrëveshjen. Shumë marrëveshje më parë Serbia s’i ka implementuar. Serbia nënshkroi dy herë marrëveshjen për targat dhe nuk e zbatoi”.

Rustemi tha se Prishtina është e hapur për të shqyrtuar kërkesa politike, të tilla si zgjedhje të reja, por të tilla kërkesa nuk janë artikuluar nga serbët. Ai shtoi se ka një përpjekje për t’i parë komunat në Veri si zona ku s’duhet të ekzistojë ligji dhe kjo është e papranueshme.

Deklaratat e ndërkombëtarëve janë të rëndësishme, duhet t’i trajtojmë me kujdes, por duhet të shohim thelbin e problemit. Ne s’kemi probleme me popullatën serbe në Kosovë, por po flasim me një përballje me Serbinë. Thelbi është që Kosova thjesht s’ka bërë asgjë të pazakontë. Veprimi i Kosovës është krejtësisht normal. Por nga ana tjetër ka një përpjekje për ta parë këtë zonë si një zonë ku s’duhet të ekzistojë ligji, ku s’duhet të ekzistojnë autoritetet dhe s’duhet të zbatohet Kushtetuta. Kjo nuk është as protestë, sepse protesta presupozon të artikulosh kërkesa politike të qarta. Kur flasim për kërkesën për të tërhequr policinë dhe kryetarët e bashkive duhet ta përfytyrojmë edhe një situatë tjetër që krijohet nga këto veprime dhe ajo është që komunat me mbet pa kryebashkiak dhe objektet publike të mbeten pa mbrojtje përballë grupeve dhe bandave kriminale! Po të kishte kërkesa politike për zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme natyrisht që…Kosova asnjëherë s’ka synuar që të zgjedhë kryetarë shqiptarë në këto 4 komuna, kemi qenë të detyruar për shkak të mospjesëmarrjes së serbëve. Po të kishim kërkesa politike, që procesi të përsëritet dhe të ketë zgjedhje, ne jemi të hapur për të diskutuar. Aty kemi kërkesa për të mbetur një zonë për grupet kriminale, ku s’ka autoritet, ku s’respektohet ligji! Serbia është vendi i vetëm që s’ka dënuar agresionin në Ukrainë dhe s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia vazhdon ta koordinojë politikën e jashtme me Rusinë dhe Kinën, madje të armatoset nga këto dy vende. Po përpiqet përmes një qasje dualiste të fitojë edhe ekonomikisht fonde nga BE. Konsideroj që Perëndimi duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë dhe t’i kërkojë përcaktim përfundimtar. Nuk mund t’i krijohet hapësirë që të luajë me dy kute. Mendoj që duhet të jenë më të vendosur, më të ashpër, të kenë kërkesa më të qarta. Mund të kenë vlerësime të ndryshme të vlerësimit të situatës në kontekst gjeopolitik. Mbase kanë pritshmëri që Serbia mund të tërhiqet në drejtim të Perëndimit duke u tërhequr nga Federata Ruse. Konsideroj që ligjshmëria, demokracia, funksionalizimi i institucioneve, duhet të ishin stimul për normalizimin, jo e kundërta. Detyrimet ligjore janë më të rëndësishme se një stabilitet në kurriz të ligjit”.

Lidhur me qëndrimin e Tiranës zyrtare, Rustemi tha:

Kryeministri i Shqipërisë, kushdo që të jetë ai, nuk mund të jetë neutral kur bëhet fjalë për Kosovën dhe aq më tepër të sillet si ndërkombëtar. Ndërkombëtarët kanë pozicione të ndryshme në situata të caktuara, shpesh herë janë ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria s’mund të jetë neutral, duhet të mbështesë vendimet e qeverisë së Kosovës. Shqipëria dhe ne jemi të dënuar ta përkrahim njëri-tjetrin, na pëlqen apo jo. Duhet të jemi të kujdes çfarë mesazhesh dërgojmë sepse mund të keqpërdoren nga Vuçiçi dhe nuk i kontribuon qetësisë”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy