Buxheti 2024/ Sejamini: Tatimi i të ardhurave personale në “shënjestër” kryesore, kompanitë e mëdha do tatohen më pak

Buxheti 2024/ Sejamini: Tatimi i të ardhurave personale në “shënjestër” kryesore, kompanitë e mëdha do tatohen më pak

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se buxheti i 2024 ka vënë në “shënjestër” të ardhurat personale të profesioneve të lira, e cila do të tatojë me 30% më shumë këta qytetarë.

Sejamini tha se ndërsa tatimi për profesionet e lira është rritur, ajo që vihet re është se tatimi për kompanitë e mëdha është ulur. Konkretisht buxheti 2024 synon që të marrë nga profesionet e lira 28 milionë euro të ardhura, ndërsa nga kompanitë e mëdha 18.7 milionë euro të ardhura

“Këtë vit do të tatojë edhe personat fizikë, njëlloj si tatimi mbi të ardhurat. Profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 do të tatohen dhe qeveria do të marrë 28 milionë euro taksa. Lojërat e fatit të fitohen 18.7 milionë euro të ardhura. Pra bëjeni vetë krahasimin sa do tu marrë profesioneve të lira dhe këtyre të lojërave të fatit. Në planifikimin e të ardhurave të shtetit do të mbledhë nga profesionistët e lirë 28 milionë euro. Ky është një element që u intereson qytetarëve dhe ata do të jenë nga më të tatuarit në Shqipëri.

Po të shikosh buxhetin e shtetit nga të ardhurat, tatim fitimit nga bizneset do të mbledhë më pak të ardhura. Pra nga qytetarët do të marrë 86 milionë euro më shumë dhe nga kompanitë e mëdha 50 milionë euro më pak. Ajo që është e rëndësishme është se të ardhurat për tatim personal janë rritur me 30%. Tatimi I të ardhurave personale është ajo që e ka vënë në shënjestrën kryesore dhe kompanive do u marrë më pak.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy