Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ Ish-e dhunuara: Sot jetoj me qira, e sëmurë dhe me shpresën te Zoti (VIDEO)

Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave/ Ish-e dhunuara: Sot jetoj me qira, e sëmurë dhe me shpresën te Zoti (VIDEO)

Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave.

Shqipëria është një nga vendet ku fatkeqësisht dhuna psikologjike por edhe fizike ndaj grave është e pranishme kudo..

Në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, ish-e dhunuara nga ish- bashkëshorti, Eglantina Murra, solli shembullin e dhunimit të saj dhe faktin se sot jeton me 150 mijë lekë ndihmë nga shteti, që pos qirasë, është dhe e sëmurë. 

Përgjatë 13 viteve jam dhunuar nga ish burri, ehe vajzat e kanë parë dhunën. Kam ik edhe në policie por nuk kam pasur mbështetje, dhe kur kam ik atë ditë, kam thënë nuk do të shkoj më në polici. Nuk kam pasur shumë besim te autoritetet, janë shoqatat që më kanë ndihmuar.

Sot jetoj me qira, me dy vajzat, dhe vet e sëmurë, nuk mundem të punoj sepse kur nuk je per vetën tendë nuk je për të bërë punë.

Pagesat prej 150 mijë l nga shteti, nuk dalin asnjëherë, sepse unë i përdor për ilaçe, pastaj ku janë shkollimi i vajzave, veshjet, ushqimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy