
Janë përgjysmuar rastet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3067 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki: 119 në Tiranë, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë. Janë 8655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
MSH i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.



