
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Thumanë–Laç, ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një prej drejtuesve, ndërsa tre pasagjerë që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tjetër.



