
Dita e shtunë ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në Mianmar, aty ku që prej datës 1 shkurt, vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Junta ushtarake vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, duke e bërë 27 marsin ditën më të përgjakshme që nga grushti i shtetit të para dy muajve.
Një një reagim zyrtar, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të "tmerruar" nga vrasjet e protestuesve këtë fundjavë. Sekretari i Shtetit Antony Blinken akuzoi ushtrinë për një mbretëri terrori që po "sakrifikon jetën e shumë njerëzve për t'i shërbyer disa personave". Kombet e Bashkuara lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë.
Mes viktimave ka pasur edhe fëmijë të moshës 5 vjeç.



