Video/ Mbulohet nga pulat e ngordhura bregdeti i Ranës së Hedhun në Shëngjin

Video/ Mbulohet nga pulat e ngordhura bregdeti i Ranës së Hedhun në Shëngjin

Bregdeti i Ranës se Hedhun në Shëngjin, është mbuluar nga pulat e ngordhura. Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjell nga dallgët e detit.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje dhe Institucionet. Autoriteti i veterinarisë, policisë dhe Inspektorati Mjedisor mbërrijnë në vendin ku janë gjetur pulat.

Ata kanë nisur verifikimet në lidhje me rastin.

Ngjaraja ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri më tani kemi mijëra pula të ngordhura.

Nuk është përcaktuar shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy