Hodhën eksploziv në oborrin e komshiut, policia arreston dy vëllezërit

Hodhën eksploziv në oborrin e komshiut, policia arreston dy vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia, pasi ata gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë hedhur lëndë plasëse artizanale në oborrin e komshiut.

Sipas policisë pas hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K.P, 22 vjeç,

P. P, 24 vjeç,

banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës.

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz të shtetasit P. P.

Sipas bluve të qytetit verior, dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy