Kërcënimi i Trump për tarifa të reja ndaj Bashkimit Evropian nuk më habit dhe këtu në Evropë ne duhet të përgatitemi dhe të dimë se si të përgjigjemi.
Kështu deklaroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde për CNBC në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
E pyetur nëse BE ka fuqinë për të absorbuar ndikimin e barrierave të reja tregtare, Lagarde u përgjigj se vendet e BE-së kanë potencial të madh për ta shfrytëzuar duke zhvilluar më tej tregun e brendshëm.
Lagarde vuri në dukje se qëllimi i Trump nuk është plotësisht i qartë dhe se ideja për të zëvendësuar importet nga Evropa me prodhimin vendas amerikan është e diskutueshme.
“Në çdo rast dialogu duhet të vazhdojë”, tha ajo.



