Presidenti i Gironas: Reali është i sigurt në Katalonjë

Presidenti i Gironas: Reali është i sigurt në Katalonjë

Delfí Geli, presidenti i Gironas, i ka bërë me dije Real Madridit se janë të sigurt në Katalonjë

Ndeshje mes Gironas dhe Real Madridit është në program që të luhet të dielën nga ora 16:15, në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës.

Por, sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, kjo ndeshje mund të mos zhvillohet për arsye sigurie.

Por, Presidenti i Gironas, Delfí Geli, i ka bërë me dije kampionit të La Ligës se janë të sigurt në Katalonjë.

“Ne do të luajmë kundër kampionit të fuqi dhe do të jetë një ditë e madhe e futbollit. Kjo është një ndeshje futbolli dhe jam i bindur se nuk do të ndodhë asgjë”, ka deklaruar Geli.

“Real Madrid do të jetë i mirëpritur dhe i respektuar. Ka shumë njerëz që shkojnë nëpër rrugët e Gironas me fanellën e Madridit. Siguria do të jetë si në çdo ndeshje tjetër”, ka theksuar ai.

Girona është klub i Katalonjës, ku situata nuk është e mirë që nga referendumi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy