Basha: Rama i tha Berishës fjalë të ndyra, mediat të thonë të vërtetën

Basha: Rama i tha Berishës fjalë të ndyra, mediat të thonë të vërtetën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se përjashtimi i deputetit Flamur Noka nga kryetari Ruçi prej seancës parlamentare është në shkelje të rregullores së Kuvendit. Basha tha se kryeministri Rama po përdor kryeparlamentarin Ruçi për t’i mbyllur gojën opozitës.  

“Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është se ai është në aleancë me krimin. Ne sot jemi gati ta ballafaqojmë me faktet që tregojnë lidhjet e tij personale me krimin e organizuar. Lus çdo media dhe gazetar të ndershëm të thotë të vërtetën. Gramoz Ruçi shkeli rregulloren me përjashtimin e Nokës, i cili kërkoi zbatimin e rregullores. Gjatë kohës që zoti Berisha fliste, Edi Rama përdor fjalor të ndyrë, jo atë që raportoni ju, por fjalë që unë nuk mund t’i përsëris këtu. Rama përdori një fjalor rrugaçëror. Kjo është e vërteta e kërkesës së Nokës”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy