Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar. Vranësira të dendura do të ketë gjatë mesditës në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe shiu.

Pjesa e dytë e ditës, do të zhvendosë vranësirat dhe shirat drejt qendrës dhe Jugut të vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen drejt juglindjes për pasojë, pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie më të ndjeshme sjell mesdita kur pritet që termometri të zbresë në 32 - 33°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, më shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë, dallgëzimi në brigjet detare mbetet problematik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy