A është e sigurt ushqyerja me gji për nënat që vaksinohen?

A është e sigurt ushqyerja me gji për nënat që vaksinohen?

Grupe prindërish në rrjetet sociale kanë qenë të shqetësuar se qumështi i gjirit nga një nënë e sapovaksinuar mund të jetë i rrezikshëm. Nuk janë vetëm skeptikët e vaksinave që kanë inkurajuar këto frikë, për të cilat studiuesit thonë se janë të pabazuara: Disa pediatër dhe administratorë vaksinash në SHBA u kanë kërkuar nënave që të hedhin qumështin e tyre pasi të jenë vaksinuar.

A është qumështi i gjirit nga një person i vaksinuar një lloj eliksiri i aftë të largojë Covidin? Apo duhet që nënat e reja të heqin dorë nga vaksinimi?

Përgjigja, që ranë dakord gjashtë studiues, është se nënat e sapovaksinuara kanë të drejtë të ndjehen sikur kanë një superfuqi të re. Studime të shumëfishta tregojnë se antitrupat e tyre të gjeneruar pas vaksinimit, mund të kalojnë përmes qumështit të gjirit. Por nuk ka asnjë arsye konkrete që nënat e reja të mos bëjnë vaksinat ose të hedhin qumështin e gjirit, thanë ata.

A përmban qumështi i gjirit i një nëne të vaksinuar antitrupa?

Po, studimi pas studimit tregon se përmban antitrupa. Se si saktësisht këto antitrupa mbrojnë foshnjën nga Covid nuk është ende e qartë.

Në një draft të një studimi të vogël, një studiues izraelit zbuloi: "Qumështi i gjirit ka aftësinë për të parandaluar përhapjen virale dhe për të bllokuar aftësinë e virusit për të infektuar qelizat pritëse që do të rezultojnë në sëmundje". Kështu shkroi Yariv Ëine, një imunolog i aplikuar në Universitetin e Tel Aviv, në një email.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë foshnja mbrohet nga virusi për sa kohë që konsumon qumështin e gjirit që përmban antitrupa.

Studiuesit thonë se ata dinë mjaft rreth asaj se si vaksinat në përgjithësi ndikojnë në qumështin e gjirit dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Burimi: NYTimes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy