Tahiri: Armët e paligjshme, 10 mijë viktima në 20 vjet

Tahiri: Armët e paligjshme, 10 mijë viktima në 20 vjet

Janë rreth 10 mijë viktimat dhe të plagosurit nga armët e paligjshme në Shqipëri. Gjatë një aktiviteti me temë “Mos gjuaj, por duaj”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se armëmbajtja pa leje ka mbjellë vdekje në 20 vitet e fundit në vend. Tahiri tha se armëmbajtja pa leje ka nxitur idenë e vetëgjyqësisë, duke bërë që të vriten mijëra njerëz sidomos pas vitit 1997.

“Gjatë 20 viteve miliona ishin armët në duart e qytetarëve. Ne kemi bërë edhe hapa para për të mbajtur larg qytetarin nga armët e paligjshme. Ne jemi ende në sfidën e madhe për të qëndruar sa më larg armëve, sa më afër dijes e kulturës. Sot Shqipëria ka një problem me armët e paligjshme. Ato në mënyrë të padrejtë janë kërcënim i vazhdueshëm për qytetarin dhe shoqërinë. Në përpjekjen tonë 20-vjeçare për të ardhur deri këtu janë dashur deri në 10 mijë qytetarë që kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë nga armët e shpërndara në vitin 1997”, tha Tahiri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme tha se armët janë bërë pjesë edhe e modeleve sociale. Tahiri tha se shpesh përdorimi i armës shihet në klipet muzikore apo në fotot e rrjeteve sociale, një kulturë kjo që ka nevojë për ndryshim.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy