Vajza dhe gra, u bashkuan në një valë protestash kundër luftës në Ukrainë, protesta të shtrira në 94 qytete ruse, me rastin e ditës ndërkombëtare të femrës, 8 marsit.
Ato vendosën lule para monumenteve të të rënëve dhe ambasadave, teksa protestuan kundër luftës në Ukrainë.
Së paku 93 vajza dhe gra, mes tyre 60 në Moskë, u arrestuan në dhjetë qytete ruse.
Protestat u organizuan nga grupi i rezistencës feministë kundër luftës, i cili në Telegram, postoi fotografi të luleve të vendosura në monumentet e të rënëve, në Kievskaya dhe Moskë, dedikuar miqësisë mes rusëve dhe ukrainasve. Policia hoqi më tej të gjitha lulet.



