Amerika do të përfaqësohet në OKB me një femër, ja kush janë dy favorite kryesore

Amerika do të përfaqësohet në OKB me një femër, ja kush janë dy favorite kryesore

Dy femra janë shtuar në listën e atyre që Shtëpia e Bardhë po merr në konsideratë për të plotësuar vakancën e lënë nga ambasadorja amerikanë në OKB-, Nikki Haley.

Jamie McCourt dhe Kelly Knight Craft kanë ushtruar edhe më parë detyrën e ambasadores.

Zyrtarë të administratës amerikane u kanë thënë mediave se nuk është vendosur ende se cili do të jetë emri i përzgjedhur për të përfaqësuar interesat amerikane në OKB, por kanë shtuar se presidenti Trump është i prirur që t’ia besojë sërish një gruaje këtë detyrë. Po ashtu, në mënyrë që të shmangen vonesat që shkaktojnë procedura si verifikimi i dokumenteve apo vetingu financiar, është vendosur që kandidaturat të përzgjidhen brenda administratës.

Jamie McCourt, ambasadorja amerikane në Francë dhe Monako, është ish-avokate dhe ish-drejtuese e korporatës “Los Angeles Dodgers”. Divorci i saj nga ish-pronari Frank McCourt, u bë “ushqim” për mediat rozë. Ajo shërbeu si një bashkëdrejtuese e fushatës së Trump-it dhe u emërua në detyrën që mban edhe sot në shtator 2017.  

Kelly Knight Craft është bashkëshortja e miliarderit të qymyrit, republikanit Joe Craft. Ajo është e para grua që ka shërbyer si ambasadore në Kanada dhe ka qenë edhe delegate në OKB gjatë administratës Bush. Ajo ka punuar së fundmi me administratën Trump për marrëveshjen SHBA-Kanada-Meksikë. Emri i saj shihet më favorit sesa Jamie McCourt.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy