Gjoni: Gjithë javën do të ketë reshje shiu, temperaturat do të jenë të larta (VIDEO)

Gjoni: Gjithë javën do të ketë reshje shiu, temperaturat do të jenë të larta (VIDEO)

Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se vendi ynë këtë javë do të jetë nën ndikim e reshjeve të shiut.

Gjoni thotë se problematike mund të jetë qarku i Shkodrës pasi reshjet mund të jenë intensive.

Sipas Gjonit temperaturat do të jenë të larta.

Java nis me diell, por do të jenë orët e pasdites ato që i japin fund diellit për këtë javës.

Gjithë javën do të ndodhemi nën ndikimin e reshjeve në formën e shiut.

Temepraturat do të jenë të larta, por do të kemi prezente reshjet e shiut pothuajse në të gjitha qarqet.

Duke nisur nga pasditja e sotme në veri të vendit, ku nisin reshjet në qarkun e Shkodrës dhe qarkun e Kukësit ku gjatë pasdites së sotme do ët jenë reshje të dobëta. Nesër presim që në qarkun e Shkodrës të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri në shtrëngata.

Në qarqet e tjera, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, tiranë dhe Elbasan presim që reshjet të jenë të dobëta dhe lokalisht shkojnë deri në mesatare.

Temperaturat do të jenë të larta, do të kemi dhe rritje të minimaleve gjatë natës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy