Finlanda synon aktivizimin e rezervistëve për të mbrojtur kufirin me Rusinë

Finlanda synon aktivizimin e rezervistëve për të mbrojtur kufirin me Rusinë

Ushtria finlandeze ka në plan që të përdorë ushtarët rezervistë për të patrulluar kufirin me Rusinë, e kjo do të bëhet nëpërmjet ndryshimit të legjislacionit.

Mijëra rezervistë do të mund të mbrojnë kufirin me Rusinë, në rast se do të ketë ndonjë valë të papritur emigrantësh.

“Me situatën e ndryshuar të sigurisë, ne duhet t’i plotësojmë metodat ekzistuese me mënyra të reja për të ruajtur sigurinë kufitare”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Finlanda ka një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, e vitin e kaluar ka akuzuar Moskën për nxitje të migracionit kundër shtetit nordik. Ajo u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit të kaluar.

Autoritetet finlandeze e kanë thënë disa herë se do ta mbështesin me armatim Ukrainën, në mënyrë që të ndalet agresioni rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy