Në ditën e 15 të protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk ka ndërmend të tërhiqet, por ka vazhduar me akuza ndaj maxhorancës dhe kreyeministrit Edi Rama. Edhe pas propozimit të radhës nda ana e kreut të qeverisë, Basha duket i vendosur në kërkeksat e tij. duke theksuar nuk tërhiqet.
“E di se në ditë si dje, e pyesni veten se mos tërhiqet a dorëzohet Lulzim Basha? Jua them se kjo nuk është beteja jonë e parë, as e dytë. E mbani mend dekriminalziimin, reformën në drejtësi? Ju jap fjalën! Nuk tërhiqem, do jem me ju deri në fitore. Kjo betejë nuk bëhet për të bërë Lulzim Bashën kryeministër, as për pushtetin e PD, por për pushtetin e qytetarëve për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, u shpreh ai.
Basha, deklaroi se nuk do të ketë kthim të grupit parlamentar demokrat në Kuvend deri në garantimin e zgjeshjeve të lira dhe të ndershme.
"Këta do bëjmë çmos të na mposhtin dhe të na heqin të drejtën e votës që pastaj të vazhdojnë të vjedhin dhe të kryejnë të tjera afera kriminale dhe korruptive në kurriz të shqiptarëve. Nuk është vetëm Edi Rama që zgjedh, vetëm kriminelët që zgjedhin, nuk është establishmenti kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës që vendos, me 18 shkurt populli mori një vendim. Bashkimi më i madh popullor. Vendimi është që me 18 qershor apo kurdo qofshin zgjedhjet do të jenë vetëm të lira dhe të ndershme, zgjedhje të tjera nuk do të ketë. Kthim në parlamentin e krimit sa kohë që nuk janë garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ketë", tha Basha.



