“Streha mes reve”, filmi i Budinës, premierë botërore në Talin (VIDEO)

“Streha mes reve”, filmi i Budinës, premierë botërore në Talin (VIDEO)

Filmi i regjisorit Robert Budina do të shfaqet premierë botërore në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit “Black Nights”, në Talin të Estonisë. Në film interpretojnë disa nga aktorët më të mirë shqiptarë në vend dhe në botë.

Për Budinën “Përzgjedhja e filmit tonë në një festival të tillë, që i afrohet shumë veriut të Evropës dhe i largohet vendeve mesdhetare është një risi, që ka filluar që vjet me filmin ‘Martesa’ të Blerta Zeqirit”. “Them që është një sukses i jashtëzakonshëm, një hap cilësor drejt festivaleve akoma më të mëdha”.

“Black Nights Film Festival” është një nga 8 festivalet më të mira të filmit në Europë dhe 15 më të mirët në botë, për të cilin shkruajnë revistat më të mëdha të kinemasë botërore, si: “Variety”, “Hollywood Reporter” apo “Indewire”. Vitet e fundit Tallin ka tërhequr ajkën e industrisë kinematografike botërore. Në këtë festival janë të pranishëm distributorët më të mëdhenj të kinemasë dhe televizionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy