Policia i përgjigjet “flakë për flakë” akuzave të Berishës për mbjelljen e kanabisit

Policia i përgjigjet “flakë për flakë” akuzave të Berishës për mbjelljen e kanabisit

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për disa ara me kanabis në Krujë, ka reaguar Policia e Durrësit.

Mësohet se menjëherë pas publikimit të një fotoje nga Berisha, policia ka ushtruar kontroll në fshatrat Brret dhe Mafsheq por nuk ka gjetur drogë.

Zyrtarisht policia e Durrësit thotë se “në lidhje me postimin e bërë në rrjetet sociale më datë 30.08.2017 nga deputeti Sali Berisha, ku pretendohej se në zonën e Krujës, përkatësisht në fshatin Brret dhe Mafsheq kishte bimë narkotike, ju bëjnë me dije se:
Policia e Shtetit ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këto zona dhe nuk kanë konstatuar bimë narkotike.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë bërë një sërë goditjesh mbi asgjësimin e bimëve narkotike në zonën e Krujës, arrestimin dhe procedimin e personave përgjegjës”.

Për më tepër policia publikon edhe foto nga terreni.

Polica e Durrësit fton çdo shtetas të denoncojë duke i falënderuar për bashkëpunim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, duke garantuar marrjen e masave konkrete ligjore nëse konstatohet shkelje apo implikim. Ndërkohë që vazhdon puna për rikontroll të plotë të territorit.

Akuzat e ish-kryeministrit Berisha

Berisha fb 2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy