Pajisje DPI për të përgjuar taskforcën e SPAK/ Korreshi: Cenohet siguria kombëtare. Mund të ketë pasur rrezik për jetën e prokurorëve (VIDEO)

Pajisje DPI për të përgjuar taskforcën e SPAK/ Korreshi: Cenohet siguria kombëtare. Mund të ketë pasur rrezik për jetën e prokurorëve (VIDEO)

Deputeti Saimir Korreshi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se përgjigjja e Dumanit ditën e djeshme për pajisjet DPI të përdorura nga AKEP për të përgjuar taskforcën e SPAK-ut të jep idenë se informacionet janë të vërteta dhe se prokurorët janë ndjerë të rrezikuar dhe dekonspiruara në punën e tyre. 

 

Sipas Korreshit, cenohet siguria kombëtare. 

 

Është një skandal i cili nuk duhet të ketë përmasa të heshtura, jo vetëm nga SPAK, por dhe nga politika. Isha i vetmi që e përmenda. Është një pajisje që quhet DPI e përdor AKEP dhe e ka përdorur për të mbyllur TikTok. 

 

Kjo pajisje ka shërbyer dhe për përgjime të taskforcës së SPAK, sipas atyre që unë kam dijeni. Përgjigja e Dumanit më lë të mendoj se ka diçka të tillë, ai tha nuk kam një koment për këtë, jo se nuk kishte informacion. E mirëkuptoj se mund të jetë pjesë e një hetimi. 

 

Në dijeninë time kanë operuar gjatë 3 mujorit të zgjedhjeve. AKEP ka përgjuar taskforcën e SPAK, operacionin e SPAK. 

 

Pyetja e dytë ishte pse janë ndjerë të rrezikuar, prokurorët e taskforcës janë ndjerë të rrezikuar. Logjika më çon janë dekonspiruar në goditjet që mund të ketë bërë SPAK, dhe mund të kenë pasur rrezik për jetën të prokurorëve. Ky është deduksion i imi. Që kanë qenë në alarm dhe të rrezikuar prokurorët e kam burim informacioni. E para prek procesin zgjedhor.

 

E kam burim informacioni. Është element që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Mund të regjistrohet Presidenti. 

 

Cenon sigurinë kombëtare. Privatësia ka vdekur. Të dhënat personale janë në dritë të diellit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy