Rritja e kostove/ Axhami: Ndërtuesit do detyrohen të ulin cilësinë, te shitjet ndikon paraja informale

Rritja e kostove/ Axhami: Ndërtuesit do detyrohen të ulin cilësinë, te shitjet ndikon paraja informale

Eksperti i Ekonomisë Mirdaim Axhami komentoi në emisionin “Mcn Economy” rritjen e kostove të lëndëve të para në ndërtim, veçanërisht të hekurit që është trefishuar. Axhami tha se ndërtuesit mund të detyrohen për pasojë të ulin cilësinë.

Deklarata e kryeministrit ishte e fokusuar te kontratat publike. Është një VKM e 2015-ës që rregullon kostot, ose ka disa çmime reference. Meqenëse ekziston një manual dhe nuk është korrigjuar, por është miratuar me çmimet e vitit 2013, dhe jemi në vitin 2022, ndërtuesit janë përballë faktit që çmimet janë rritur dhe nuk janë reflektuar në manual. Nëse do korrigjohej numri i punëve publike do të ishte shumë më i vogël. Kjo na vendos përballë një fakti tjetër, nëse një biznesi nuk ia korrigjon çmimet, ku do të detyrohen t’i gjejnë bizneset paratë për të mbuluar humbjen nga rritja e çmimit. Nëse e ble me 100 lekë dhe në manual është 80 lekë, nuk ta njeh këtë diferencë, që është humbje. Atëherë ndërtuesit do ulin cilësinë. Raporti kosto/çmim është shumë i madh. Të është rritur me 50 për qind kostoja për metër katror, ndërkohë që çmimi nuk është rritur 50 për qind. Nuk është kostoja elementi kryesor që përcakton çmimin, është vendndodhja”.

Eksperti i Ekonomisë tha se çmimi i shitjeve të apartamenteve dhe godinave për biznes nuk reflekton rritjen e kostove, dhe si pas tij ndikon paraja informale.

Objektet po blihen, nuk dihet nga vijnë këto para. Duhet ta pranojmë që çmimi i shitjeve nuk reflekton rritjen e kostove dhe është e i pajustifikueshëm nga treguesit e ekonomisë sonë. Paranë informale nuk e monitorojmë dot nga vjen. Pjesa e luanit të banesave është e shitur te tregu informal, që s’bëjnë kalkulime te norma e interesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy