Zgjedhjet për kryetar në PD/ Kalemaj: Në PD e vulës çdo individ është një grup, Rithemelimi të krijojë siglën e vet

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Kalemaj: Në PD e vulës çdo individ është një grup, Rithemelimi të krijojë siglën e vet

Zgjedhjet për kryetar në PD-në e vulës duket se po rishfaqin pakënaqësitë në krijimin e grupeve brenda PD-së së vulës. Analisti dhe politologu Ilir Kalemaj, thotë në MCN live, se situata në këtë parti po kalon në handikap, teksa të dy palët demokratike po kalojnë në ekzagjerimet përkatëse duke mos njohur njëra-tjetrën. Sipas tij, PD e Rithemelimit, duhet të krijojë siglën e vet teksa nuk ka ngelur më asnjë mundësi dhe ura bashkëpunimi e bashkëjetese mes tyre. "Situatë handikap dhe kjo po vazhdon në një kohë të gjatë. Kemi një PD zyrtare që e njeh gjykata por e dimë që kjo është parti e minorancës meqë në zgjedhjet e fundit mori 1/3 e votave të demokratëve. Të dy palët bëjnë ekzagjerimet përkatëse. Ajo që kam thënë është se partia tjetër e Rithemelimit duhet të krijojë siglën e saj, partinë e saj, nuk ka më asnjë mundësi bashkëpunimi, bashkëjetesë në një formacion politik ku janë djegur të gjitha urat e bashkëpunimit dhe komunikimit. Ky fund i tmerrshëm pa ndarja e PD do të sjellë më vonë mundësinë për një bashkëpunim, në një aleancë para zgjedhore, ose pas nëse janë vërtet serioz për të mundur mazhorancën ose Edi Ramën". Sipas Kalemaj, në PD e vulës, çdo individ aty prezantohet një grup në vete e jo 2-3 grupe të ndara. Sipas tij nga kjo situatë po dëmtohen demokratët dhe elektorati që nuk di ku të përcaktohet. "Por të vazhdohet në një situatë ku asnjëra palë nuk pranon palën tjetër, asnjëra palë nuk pranon legjitimitetin e palës tjetër, e shikojnë njëra tjetër si palë antagoniste, si kundërshtarë politikë, gjë që nuk ndodh as me mazhorancën, mendoj se është e dëmshme për PD, për votuesin demokrat, për elektoratin që nuk di ku të përcaktohet. Nga ana tjetër kemi PD e vulës, që thonë se janë 2-3 grupe, por unë shoh se aty çdo person është një grup, nuk janë personat që janë aty, për dembelizëm politik i kanë fushën kundërshtarit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy