Mbi 700 njerëz vdiqën në Iran në muajin e parë të vitit të ri persian (20 mars - 19 prill) për shkak të alkoolit, të cilin e morën në masë me besimin se do t’i ndihmonte për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Kianoush Jahanpour.
Mbi tre mijë raste të helmimeve janë regjistruar në provinca të ndryshme të Republikës Islamike, ku shitja e alkoolit është e ndaluar.
Veç kësaj raportohen mjaft raste të kontrabandimit të tij.



