Përmbyset një autobus në autostradën Durrës-Tiranë, konfirmohen 2 të vdekur

Përmbyset një autobus në autostradën Durrës-Tiranë, konfirmohen 2 të vdekur

Një autobus i linjës Berat-Tiranë është përmbysur në autostradën Durrës-Tiranë përballë një qendre tregtare, duke bllokuar pasagjerët brenda.

 

Aksidenti është shënuar rreth orës 15.00 të ditës së sotme, ku paraprakisht janë konfirmuar dy të vdekur. 

 

Ndërsa të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe të bllokuar në mjet. 

 

Policia dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje.

 

Një orë pas ngjarjes, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, dha të dhënat e para lidhur me ngjarjen. 

 

Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. 

 

”Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë“, tha ai.


 

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy