Vdekja e Lear Kurtit,  3 efektivë policie pezullohen nga detyra

Vdekja e Lear Kurtit, 3 efektivë policie pezullohen nga detyra

Tre efekivë të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra, lidhur me rastin e Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit në komisariat.

MCN TV meson se pezulluar nga detyra për këtë ngjarje të rëndë efektivët Denis Hoxha, Semjan Nexhipi dhe Ermir sallaku, të cilët do të presin përfundimin e plotë të hetimeve për rolin e tyre.

AMP dhe Prokuroria e Tiranës dolën dje me një njoftim, ku deklaruan se nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy