Armëpushimi humanitar i mbajtur nga ushtritë ruse dhe siriane në Alepo nga sot në mëngjes do të zgjatet me 24 orë për t’i mundësuar civilëve dhe luftëtarëve që të largohen nga lagjet rebele të rrethuara, njoftoi ministri rus i Mbrojtjes, Serguei Choigou.
“Konform me urdhërin e dhënë nga shefi i ushtrisë Vladimir Putin, vendimi u morr për të zgjatur me 24 orë pauzën humanitare”, deklaroi Choigou, pra teorikisht deri të premten ora 16:00 GMT.
Ushtria siriane nga ana e saj kishte deklaruar që të mërkurën në mbrëmje se armpushimi humanitar në Alepo do të zgjasë tre ditë, pra deri të shtunën.



