Studimi i ri zbulon lidhjen mes trurit dhe sistemit imunitar (VIDEO)

Studimi i ri zbulon lidhjen mes trurit dhe sistemit imunitar (VIDEO)

Tekstet mësimore tradicionalisht na kanë mësuar se kur bëhet fjalë për sistemin imunitar, truri dhe trupi janë entitete të ndara. Kur ekspozohet ndaj objekteve të huaja, të tilla si bakteret ose inde të transplantuara, trupi vë në lëvizje aktivitetin imunitar: qelizat e bardha të gjakut asgjësojnë patogjenët dhe godasin qelizat e prekura; ndërsa antitrupat seleksionojnë për t’i shkatërruar trupat e huaj. Por truri është zonë e ndaluar, pasi barriera e gjakut pengon hyrjen e trupave të huaj dhe qelizave imune. Por një studim i ri ka zbuluar një linjë komunikimi të panjohur më parë që lidh trurin me sistemin imunitar.

Studimi i kryer nga Universiteti i Virxhinias zbuloi se kjo lidhje bëhet përmes sistemit limfatik. Studiuesit kanë identifikuar një rrjet enësh limfatike në membranën që rrethon trurin dhe palcën kurrizore. Skanimi i trurit të minjve tregoi se qelizat T gjendeshin në enë të ndara nga arteriet dhe venat.

Pikërisht këto enë të zbuluara rishtazi, të pranishme edhe te njeriu, mund t’i japin përgjigje pyetjes se si sistemi imunitar arrin të kontribuojë në sëmundjet neurologjike dhe psikiatrike. P.sh., disa raste të sklerozës së shumëfishtë, një sëmundje e rëndë neurodegjenerative, mendohet se shkaktohen nga reagimi i sistemit imunitar pas një infeksioni në sistemin nervor qendror dhe në lëngun cerebrospinal. Studiuesit thonë se ndërhyrja në këto enë mund të ndikojë në progresin e çrregullimeve neurologjike si skleroza e shumëfishtë, autizmi dhe sëmundja e Alcajmerit.

Edhe sëmundje mendore si depresioni dhe skizofrenia janë lidhur shpesh me aktivitetin imunitar dhe inflamacionin jonormal. Shkencëtarët thonë se gjetjet e studimit të ri mund të japin disa përgjigje në lidhje me to. Madje, gjetjet e reja mund të kërkojnë edhe një rishikim të teksteve shkollore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy