Meka: Bota duhet të presë gjatë për të parë një rënie të përshpejtuar të dollarit në ekonominë ndërkombëtare

Meka: Bota duhet të presë gjatë për të parë një rënie të përshpejtuar të dollarit në ekonominë ndërkombëtare

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ka një rënie relative të përdorimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare, por nuk është drastike. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Meka tha se bota do të vazhdojë të përdorë dollarin, ose thënë ndryshe duhet të presë gjatë për të parë një rënie të përshpejtuar të kësaj monedhe në skenën globale dhe në ekonominë ndërkombëtare. "Kemi rënie relative të përdorimit të dollarit në tregtinë ndërkombëtare. Rënie ka por nuk është e pandërprerë apo drastike për të thënë që po vërtetë kemi disa aktorë të tjerë ndërkombëtarë shumë të fortë ose në rangun e SHBA që janë mëtojse të fronit të dollarit. Bota do vazhdojë të përdorë ose duhet të presë gjatë për të parë një rënie të përshpejtuar të dollarit në skenën globale qoftë në ekonominë ndërkombëtare, apo në tregtinë ndërkombëtare. De-euroizmi është term i ri që lidhet me monedhën euro dhe i përket ekonomive të vogla evropiane që aktualisht nuk janë pjesë e zonës euro por e përdorin këtë monedhë. De-euroizimi përdoret në Shqipëri apo në vende të ngjashme. Nëse de-dollarizimi ka të bëjë në rrafsh global, de-euroizmi është term lokal, jo vetëm se euro është më e vogël, por edhe për faktin se pesha lidhet ekskluzivisht me transaksionet që kryen me shtet e Evropës". "Në totalin e monedhave jo tradicionale, që quhen dhe rezervë globale ku hyn dhe juani kinez, madhësia nuk është më shumë se 1.3 trilion dollarë. Janë 20 monedha, në totalin e tyre janë 1.3 trilion dollarë 30-40 e përbën juani. Ka një sfidant në këtë tavolinën e madhe, por edhe përdorimi i çdo monedhe tjetër, dhe euro nuk e luan rolin e dollarit në tregtinë ndërkombëtare. Dollari është monedhë globale. Çdo monedhë tjetër është rajonale, kontinentale ose lokale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy