Avokati Ervin Karanxha thotë se për shembjen e aksit Librazhd-Përrenjas, duhet të nsië hetimi për grup të strukturuar kriminal nga projektuesit.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se inxhinieri që ka bërë projektet, ka bërë gabime me dashje, për shkak se është shtuar pesha e rrugës.
Duhet të nisë hetim për grupin e strukturuar kriminal, për të gjithë projektuesit që bëjnë projektet e dobëta. Është rritur pesha e rrugës, duke dëmtuar urën e re.
Inxhinieri që ka bërë këto projekte, i ka bërë gabimet me dashje. Projektime të tilla që janë të qarta, se ti e ke urën. Kreu i ARRSH të tregojë ku është ura e re, se ke përroin që rrjedh atje. Ke rritur peshën e rrugës në një vend që rrëshqet.
Me rrugën e re, ke shkatërruar dhe rrugën e vjetër. Ke lënë Shqipërinë të ndarë më dysh. Këtu te projektet e gabuara duhet të nisë hetimi, kush i bën këto projekte.



