Monitorimi i gjuetisë, Perri: Qeveria e papërgjegjshme, ka vjedhur fondet (VIDEO)

Monitorimi i gjuetisë, Perri: Qeveria e papërgjegjshme, ka vjedhur fondet (VIDEO)

Qeveria ka zgjatur edhe për pesë vite të tjera moratoriumin e gjuetisë është i treti pas atij të vitit 2014 ku u vendos për dy vite dhe në  2016 u shty për 5 vite të tjerë.

Lidhur me këtë vendim Presidenti i Federatës së Gjuetisë Themi Perri në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ u shpreh se në asnjë vend të botës nuk ka ndalim total të gjuetisë.

Ai tha se fillimisht u është thënë se do të jetë për dy vite dhe tani janë bërë 7, dhe sipas tij në këtë periudhë qeveria ka treguar një papërgjegjshmëri duke hedhur akuza edhe për vjedhje fondesh.

Në asnjë vend të botës nuk ka ndalim total të gjuetisë. Kanë bërë një shpikje këta që na mashtruan për 2 vjet. Na thanë për dy vite, kjo qeveri e papërgjegjshme duke kërkuar të bëjnë një rezervat brenda vendit. Prova më e madhe është se këta kanë vjedhur fondet që janë dhënë në funksion të rehabilitimit të gjuetisë dhe nuk është investuar asgjë. Ne do ta denoncojmë. Nuk flasim me emra por të gjitha organizatat për mos hyrje të moratoriumit, sepse e shkatërroi. Në Divjakë mungon fazani, fëllëza e fushës, lopa e egër mungojnë gjithë ato specie. Shkojmë në lagunën e Karavastasë nuk ka asnjë shpendë. 7 vite çfarë bëri qeveria? Kjo që po bën është vetëm propagandë. Në mbledhjen e fundit sa organizata ishin dhe sa ishin kundër. Të gjithë ishin kundër përveç disave që kanë nga një karrige aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy