Rrëzohet avioni ushtarak serb, humb jetën piloti, plagoset një tjetër

Rrëzohet avioni ushtarak serb, humb jetën piloti, plagoset një tjetër

Një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4”, në Serbi ka humbur kontrollin dhe është rëzuar pranë Kovaçicës ku një pilot ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Televizioni shtetëror raportoi se nuk ka pasur asnjë problem gjatë fluturimit nga avioni në qendrën e komandës. 

Mediat serbe raportojnë se një tragjedi pothuajse identike kishte ndodhur një vit më parë në afërsi të Sabacit.

Aeroplani ra në fushë, në fshatin Idvor afër Kovaçicës, një qytet në Vojvodinë, dhe banorët vendas deklaruan se në një moment kanë dëgjuar se motori ka pushuar së punuari.

“Isha në shtëpi kur motori i avionit u ndal dhe pashë dy pilotë të katapultuar”, tha për Tanjug një dëshmitar që nuk donte të identifikohej.

Deri tani ministria nuk ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti, por vetëm e kan konfirmuar ngjarjen. 

 
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy