
Në komisionet parlamentare të kësaj të mërkure, deputetët e Partisë Demokratie e kanë quajtur të paprecedentë bashkëpunimin e kreut të SHISH, Vlora Hysenit me grupet kriminale dhe sjelljen e parlamentit sikur të jetë një situatë normale. Ndërsa, për deputetët e PS, hetimi ndaj Hysenit është pjesë e demokracisë.



