Bota ku jetojmë ka një “afat të ri skandece” he ai është pikërisht gjatë vitit që sapo ka nisur. Ata që besojnë në teoritë e konspiracionit thonë se Nibiru, një planet-fantazmë që endet në univers, do të hyjë në sistemin tonë diellor dhe do të shkaktojë kaos.
Çfarë është Nibiru?
Gjithçka rreth tij bazohet në një interpretim diletant të shkrimeve të sumerëve. Konspiracionistët besojnë se Nibiru është planet me trefishin e madhësisë së Tokës dhe lëviz në një orbitë që e sjell pranë sistemit tonë diellor çdo 3600 vjet.
Po ku ndodhet Nibiru? Ai gjendet në një orbitë 3600 vjet dritë larg. Por sipas interpretimeve të atyre që u beojnë teorive të konspiracionit, Nibiru do të hyjë në sistemin tonë diellor gjatë vitit 2017, me shumë gjasa në tetor. Kjo ardhje është parashikuar nga majat për vitin 2012, por parashikimi nuk rezultoi i saktë. Konspiracionistët thonë se astronomët dhe shkencëtarët kanë rënë në gjurmët e Nibirusë, por mbajnë çdo gjë sekret për të mos shkaktuar panik te njerëzimi.
Madje, disa thonë se Nibiru është përmendur edhe në Bibël dhe mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të gjetur vargjet e saj.
“Nga skaji i qiejve do të jetë dalja e tij dhe gjatë rrugës deri në fund, asgjë nuk mund t’i shpëtojë nxehtësisë së tij”, janë vargjet, që për njohësit e mirë të Biblës kanë të bëjnë me Diellin dhe jo me planetin e mistershëm.



