Mbledhja e të dhënave nga Irani/ Demiri: Mund të kenë target tjetër. Kemi hidrocentrale që kontrollohen nga PLC

Mbledhja e të dhënave nga Irani/ Demiri: Mund të kenë target tjetër. Kemi hidrocentrale që kontrollohen nga PLC

Inxhinieri i rrjeteve kompjuterike Erjon Demiri komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv sulmet kibernetike të Iranit ndaj AKSH-it dhe së fundmi ndaj sistemit TIMS-s. Demiri thotë se mbledhja e të dhënave në sulmin e parë tregon se mund të ketë një target të mëtejshëm për të bërë diçka. Ai vë në dukje se Shqipëria ka sisteme energjitike dhe hidrocentrale që kontrollohen nga PLC.

Akoma të dhënat teknike janë të pakta. Është diçka normale kjo mungesë informacioni. Diçka që arrij të kuptoj që është vënë re një aktivitet i paautorizuar, që mund të jenë softuerë etj. AKSH-i ka qenë komplet i ndarë nga TIMS. Nuk mund të them që është i njëjti sulm pavarësisht se duket që janë të njëjtët organizatorë. Dëmet janë nga më të ndryshmet, dhe dallohen pasi dëmi ka mbaruar. Në një drejtori policie kemi një sasi kompjuterash, ku një sasi dokumentesh të personave që punojnë janë të paaksesueshme. Sa i përket sulmit të parë, mbledhja e të dhënave tregon që ke një target të mëtejshëm për të bërë diçka. Ekziston një treg i madh në darkweb, ku entitete të ndryshme marrin dhe japin infomacione për vende të ndryshme.

 Sulmet kibernetike kanë nisur që në vitet ’90. Janë 5 fusha, ku luftohet, ku është shtuar edhe hapësira kibernetike, që s’ka elementët e tokës, ujit. Në këtë hapësirë i shkon armikut te dera. Se çfarë kanë si pikësynim është e vështirë t’i kuptosh, pasi sulmi ka mbaruar. Irani ka një histori goxha të gjatë. Ka pësuar mbi kurriz një sulm që ka zgjatur me vite ndaj programit të tyre të pasurimit të uranimut. Kjo ka bërë që ata të investojnë në kibernetike”.

Demiri zbuloi se ka informacione që në Drejtorinë e Policisë në Durrës punonjësit nuk munden të ndezin kompjuterët e vet.

Unë di të paktën një zyrë të rëndësishme të policisë e cila s’ndez kompjuterët e vet, pasi u është dhënë urdhër. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Policisë në Durrës, të paktën deri dje, nuk e di çfarë ka ndodhur sot. Sulmet ndodhin, por ne arrijmë t’i shikojmë ose kur jemi shumë të zotë, ose kur ata vendosen të na shfaqen ne, e njëjta gjë ndodhi në 15 korrik. Nga 15 korriku deri tani unë nuk e di çfarë është bërë. A kemi ndenjur në plazh apo kemi testuar dhe kontrolluar të gjitha këto sisteme?! Mënyra si janë ndërtuar AKSH-i dhe TIMS janë praktika që përdoren në botë. Shfaqja e fotografive të 4 hakerave është pa vlerë në aspektin teknik. Garda Revolucionare e Iranit ka një seksion të gjerë në kibernetik. Nuk janë keqbërës të thjeshtë. Janë persona vendimmarrës. Janë disa grupime të tjera kundër tyre që mundohen t’u çjerrin maskën. Nga aspekti teknik nuk ka relativisht vlerë, përveçse të shikojmë si këta persona reagojnë.

Raporti i Microsoftit është i vetmi raport teknik që kemi. Raporti është goxha i gjatë. Po ta lexosh 3 togfjalësh janë të rëndësishëm, një server i lënë në internet në 2019-ën dhe hakohet në 2021-shit. Duhet të ishte azhornuar. Kemi disa exchange serverash, ku sërish kanë qenë të pa përditësuar. Kemi një detaj fare të vogël, kemi parë që mënyra si është përdorur në shumë servera ka qenë jo shumë e rregullt. Kemi në Shqipëri goxha sisteme të rëndësishme që bazohen në kompjutera. Kemi sisteme energjitike, hidrocentrale që kontrollohen nga këto PLC. Njerëzit e thjeshtë s’kanë pse të merakosen. Personat që kanë në duart e vet sisteme kompjuterike, duhet të pyesin veten çfarë po bëj që të mos jem i radhës nesër”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy