Strakosha: U pendova që refuzova ftesën e “Big Brother VIP”, do të doja famën e dikurshme

Strakosha: U pendova që refuzova ftesën e “Big Brother VIP”, do të doja famën e dikurshme

Moderatori Bledi Strakosha ka deklaruar në emisionin Arnautistan në MCN TV se është penduar që nuk ka pranuar ftesën për të qenë banor i “Big Brother VIP” dhe një nga arsyet është fama që do të fitonte.

Pyetjes “je penduar që i the jo?”, Strakosha i përgjigjet:

Po, tani po. Sepse një nga arsyet pse doja të merrja pjesë ishte për të provuar diçka të re për të cilën kam qenë kurioz, edhe pak për famë që të jem i sinqertë. Sepse formatet që unë kam realizuar nuk të japin shumë popullaritet. Dikur kam pasur shumë famë do të doja ta kisha sërish”.

Strakosha u shpreh se “Big Brother VIP” është ndjekur edhe nga njerëz të ngritur, të cilët e kanë pëlqyer dhe komentuar, çka ishte surprizuese për moderatorin.  

Ka marrë më shumë jehon gjëja se sa dikur. Nuk e prisja që do ndiqej kaq. Sepse ka prekur çdo sfere të shoqërisë. Këto janë emisione që prekin shtresën e mesme dhe të ulët. Duke njohur njerëz të ngritur kam parë që edhe ata e kanë ndjekur, e kanë komentuar dhe pëlqyer. Kjo ka qenë surprizë për mua”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy