
Albi Lushi poeti nga Kavaja ka qenë i ftuar këtë mëngjes në Zgjohu me MCN Ku ka folur për pasionin e të shkruarit që ka nisur që kur ka qenë në 8-vjecare.
Ai tregon se librin e parë “Gjysma ime ngeli peng” e ka botuar në vitin 2025 dhe janë kryesisht puna e mbledhur nga periudha e gjimnazit, teksa e konsideron veten si një Mozart që gjithçka e hedh në letër pa bërë korrigjime dhe pastaj gjithçka kalon në kompozim.
Albi shprehet se frymëzimin e gjen nga gjithçka që na rrethon nga lumturia te goditjet, ndërsa bënë me dije se aktualisht është duke punuar dhe për një roman të tijin.
E kam nisur që herët me poezitë patriotike kur kam qenë në 8-vjeçare, por me kohën dhe pse gjërat u rregulluan të paktën ajo kohë na frymëzoi për poezinë.
I kam poezitë e asaj kohe por nuk besoj se do i publikoj ato. Ka pasur dhe dedikime, por sot me shumë dërgohen mesazhe dhe jo pusulla. Unë jam besnik i letrës duke pasur merak dhe kaligrafinë dhe nuk bëjë korrigjime. Jam si Mozart i hedh në letër dhe pastaj direkt i kompozoj.
Libri im i parë është botuar në 2015 'Gjysma ime ngeli peng', është një ndërthurje nga shkrimet e mia të para të mbledhura që nga kohët e gjimnazit. Frymëzimi nuk ka lidhje me ditën apo kohën, është thjeshtë mënyra se si ndjehesh dhe në këto ditë që po jetojmë frymëzimi është diçka që duhet të të motivojë sepse ka shumë ngjarje.
Ne poetët jemi si ajo gjyshja që merr leshin dhe e tjerr, duhet të ndodhë diçka shumë e vështirë brenda që të frymëzohesh, goditje e fortë, kolpo e fuqishme, një dhimbje, zhgënjimet, çastet e lumturisë.
Kam pasur dhe periudha që skam pasur muzg, frymëzim për të shkruar dhe kam ndenjur dhe 1 apo 2 stinë pa shkruar fare. Unë nuk botoj vit për vit, më duhen 3-4 vite për të botuar një botim nga një tjetër. Aktualisht kam në perspektivë dhe një roman që e kam pjesë timen për të ardhmen por me këmbë në tokë dhe mendje të kthjellët.



