
Gjykata Kushtetuese shmang shqyrtimin publik të marrëveshjes me Italinë, duke mos pranuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Një fakt i tillë njoftohet nga kreu i grupit demokrat i cili shkruan se:
Transparenca e munguar nga Këshilli i Ministrave gjatë negocimit dhe nënshkrimit të Protokollit për emigrantët me Italinë, duket se vazhdon edhe gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë që publiku dhe mediat nuk kanë mundësi që të njihen me materialet e çështjes dhe të dëgjojnë qëndrimet e palëve, pyetjet e Gjykatës dhe përgjigjet e tyre, si dhe debatin gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të premten kërkesën e grupit parlamentar të PD që kërkojë shqyrtimin publik të kësaj çështje.
Në përgjigjen e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se mbledhje e gjyqtarëve në datën 11.01.2024 ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.



