Ruçi priti anëtarët e Këshillit Koordinues: Diaspora kontribut për zhvillimin e vendit

Ruçi priti anëtarët e Këshillit Koordinues: Diaspora kontribut për zhvillimin e vendit

“Diaspora është një pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar dhe një faktor dhe burim emancipimi. Ne kemi një vizion të ri për bashkëpunimin me Diasporën, i cili niset nga parimi me Diasporën dhe jo thjesht për Diasporën”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë takimit me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Kryeparlamentari Ruçi i falënderoi anëtarët e Këshillit për përgjegjësinë e madhe që që kanë marrë përsipër për të kontribuar në këtë strukturë të rëndësishme të bashkëpunimit të shtetit e të qeverisë shqiptare me Diasporën dhe e konsideroi këtë kontribut një mision fisnik dhe kombëtar.

“Në momente kritike për kombin shqiptar dhe vendet tona, ashtu siç jemi bashkë ne që jetojmë në shtetet e rajonit, ashtu bëheni bashkë edhe ju. Kam parasysh kontributin e Diasporës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Kam gjithashtu parasysh kontributin tuaj në ndihmën ndaj Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, për të cilin diskutuat edhe në mbledhjen tuaj”, tha Ruçi.

Ai u shpreh se “Kuvendi dhe Qeveria po zbatojnë një politikë të re për Diasporën, e cila synon të nxisë kontributin e Diasporës si një faktor për zhvillimin e vendit, por edhe si një përfituese prej këtyre zhvillimeve si edhe lehtësirave fiskale, financiare dhe investuese që po zbatohen në ekonominë tonë”.

“Në Kuvend kemi miratuar një paketë të re ligjesh, e cila mbështet bashkëpunimin e shtetit me Diasporën, kemi ngritur një nënkomision të posaçëm parlamentar për Diasporën, si edhe Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe disa agjenci që mbështesin këtë bashkëpunim. Në axhendën e reformës zgjedhore është edhe çështja e të drejtës së votës së emigrantëve dhe krijimi i mundësive për të marrë pjesë në proceset elektorale në Shqipëri duke votuar në vendet pritëse”, tha Ruçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy