Bejko: Defekti i këtyre zgjedhjeve, sistemi zgjedhor. Është interpretuar keq nga Berisha dhe mirë nga Rama (VIDEO)

Bejko: Defekti i këtyre zgjedhjeve, sistemi zgjedhor. Është interpretuar keq nga Berisha dhe mirë nga Rama (VIDEO)

Politologu Roland Bejko, i ftuar në studion e MCN Live, ka analizuar situatën politike në Shqipëri, duke u ndalur te roli dominues i liderëve partiakë dhe mungesa e strukturave funksionale. Sipas tij, partitë janë kthyer në “parti kryetarësh”, ku besnikëria ndaj liderit është kriteri i vetëm për përfshirje në lista, ndërsa mungojnë figurat me përvojë dhe profil profesional.

Bejko ka kritikuar ashpër listat e mbyllura të Berishës dhe e ka quajtur sistemin zgjedhor një nga defektet kryesore të këtyre zgjedhjeve, i interpretuar në mënyrë të zgjuar nga Rama dhe gabimisht nga Berisha.

 

Drupal Ad

Kemi parti kryetarësh, ky është trend sot, ka dalë nga modeli i partisë me struktura. Po shkohet drejt partive që përfaqësohen nga kryetarët.

Ekipi i Berishës në listat e mbyllura është i amortizuar në kohë dhe vite. Nuk kanë qenë personalitete të spikatura në profesionet e tyre. Profesionin e parë të tyre kanë pasur hyrjen në politikë. 

Numri 2 në PD, profesionin e mjekut nuk e ka ushtruar ndonjëherë. Këlliçi nuk e di çfarë profesioni ka, as Vokshi.

Defekti i këtyre zgjedhjeve është sistemi zgjedhor, i interpretuar keq nga Berisha dhe i interpretuar mirë nga Rama.

Rama i ka ndarë në dy pjesë. Një pjesë të atyre me përvojë i ka futur në listë të sigurt, pjesën tjetër i ka nxjerrë në listë të hapur që të marrin vota. Rama edhe sikur të dojë të humbë, nuk humbet dot. Berisha edhe sikur të dojë të fitojë, nuk fiton dot.

Berisha bëri një gabim teknik, në momentin që bëri negociatat atë që quajtëm pazar me Ramën, Berisha duhet të kishte marrë maksimumin.

Këtë sistem e kanë propozuar njerëzit e Berishës.

Berisha e ka bërë me dashje që të eliminonte partitë që nuk janë përfshirë nën ombrellën e tij. Nga Basha, Shehi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy