Konsumimi i avokados dy herë në javë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i avokados dy herë në javë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ngrënia e dy ose më shumë porcioneve avokado në javë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me një të pestën, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi, anketoi më shumë se 68,000 gra dhe 41,000 burra në dietën e tyre çdo katër vjet për një periudhë 30-vjeçare. Gjatë 30 viteve, u regjistruan 9,185 sulme në zemër dhe 5,290 goditje në tru.

Studiuesit identifikuan një lidhje midis konsumimit të yndyrave të shëndetshme dhe shëndetit të zemrës, duke zbuluar se ata që hanë avokado shpesh ulnin rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës me 21 për qind, krahasuar me ata që nuk e konsumonin.

Për më tepër, zëvendësimi i gjysmë porcioni në ditë të margarinës, gjalpit, vezëve, kosit, djathit ose mishit të përpunuar me sasinë ekuivalente të avokados rezultoi në një rrezik 16-22 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Avokado përmban fibra dietike, vitamina dhe minerale kryesore, duke përfshirë vitaminat C, E, K dhe magnez.

Ato janë gjithashtu një burim i yndyrave të shëndetshme. Këto yndyrna ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës duke ruajtur nivelet e kolesterolit "të mirë" të lipoproteinës me densitet të lartë ndërsa reduktojnë nivelet e kolesterolit "të keq" të lipoproteinës me densitet të ulët.

Studiuesit nuk identifikuan ndonjë lidhje midis ngrënies së avokados dhe rrezikut të goditjes në tru. Ata zbuluan gjithashtu se zëvendësimi i avokados me burime të tjera yndyrore të shëndetshme me bazë bimore, si vaji i ullirit, arrat dhe vajrat e tjerë bimorë nuk ofronin përfitime shtesë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy