Kjo është Joana Ahmeti, vajza me origjinë nga Burreli që jeton në Belgjikë, që me siguri e keni rastisur në TikTok. Ajo ka 133 mijë ndjekës dhe rreth 3 milionë njerëz kanë pëlqyer videot e saj.
Me personazhin e Dritës dhe situatat komike nga jeta në një familje shqiptare, videot e Joanës u shpërndanë me mijëra herë. Në intervistën për MCN TV, ajo tregon se ndikim në vendimin e saj pati shoqëria.
Videoja e parë në TikTok u postua në 29 shkurt të 2020-s. Shikueshmëria u rrit kur bota u izolua për shkak të Covid dhe TikTok u kthye në një nga rrjetet sociale më argëtuese.
Tani dëgjoni intervistën e saj për MCN TV.



