
Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë goditi bregdetin e prefekturës Miyagi, në Japoni, të shtunën në mbrëmje. Agjencia lokale e meteorologjisë lëshoi menjëherë alarmin për cunami, i cili u tërhoq një orë më vonë.
Lëkundja u lokalizua në një thellësi prej 60 km dhe u pasua nga të tjera më të lehta.
Pavarësisht magnitudës së lartë, nga tërmeti ka vetëm të lënduar, pa rrezik për jetën.
Prefektura Miyagi lëshoi një urdhër evakuimi për gati 7 000 familje në qytetin bregdetar të Shichigahama. Banorët janë udhëzuar të transferohen në shtatë qendra të përkohshme lokale.
Tërmeti ra në të njëjtën zonë ku 10 vjet më parë një tjetër me meganitudë 9.1 ballë. Ai u pasua nga një cunami i fuqishëm që la pas 18 000 të vdekur. Lëkundja e 11 marsit 2011, e katërta në listën e tërmeteve më të mëdha që kanë goditur botën qëkur kanë filluar regjistrimet, i shkaktoi Japonisë 360 miliardë dollarë dëme dhe çoi në katastrofën e termocentralit Fukushima.



