Që prej ora 07:00 të mëngjesit në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc, janë hapur qendrat e votimit për të zgjedhur këshilltarët komunal.
Në të tre komunat, për të arritur shumicën duhet të zgjidhen 21 këshilltarë. Do të jenë këshilltaret që më pas do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës.

Ky i fundit nuk zgjidhet me votë të drejtpërdrejt. Për të arritur shumicën, 3 nga 4 subjekte politike shqiptare: Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Shaip Kamberi, Partia Demokratike që udhëhiqet nga Nagip Arifi dhe Lëvizja e Progresit Demokratik me kryetar Shqiprim Musliun, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni parazgjedhor.
Por, në këtë koalicion parazgjedhor nuk është përfshirë subjekti “Alternativa për Ndryshim”, e cila udhëhiqet nga Arbër Pajaziti.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka paralajmëruar ndërkohë ndërhyrje të përfaqësuesve të organeve shtetërore serbe në vullnetin e qytetarëve, në zgjedhjet e 2 qershorit.



