Roja bregdetare kineze akuzoi një anije filipinase, e cila injoroi paralajmërimet e përsëritura, për përplasje të qëllimshme me një nga njësitë e saj në një mënyrë “joprofesionale dhe të rrezikshme”.
E njëjta anije, sipas një deklarate, hyri më pas në ujërat pranë “Second Thomas Shoals”, pasi u pengua të hynte në ujërat e Sabina Shoal.
“Dy anije të Rojës Bregdetare të Filipineve ndërhynë ilegalisht pranë Sabina Shoal pa leje sot”, tha zëdhënësi i rojes bregdetare kineze Gan Yu, duke vijuar informimin pas tensioneve të fundit midis palëve në ujërat e diskutueshme.



